×
E premte, 30 Tetor, 2020

Indi, Parlamenti pezullon punimet për shkak të COVID-19

20 Shtator, 2020

Seancat aktuale të parlamentit indian do të ndërpriten apo do të shkurtohen në maksimum, pasi rastet me Covid-19 vazhdojnë të rriten, duke kapërcyer shifrën 5,4 milionë.

”Të shtunën pati 92 605 raste të reja me Covid-19”, sipas Ministrisë indiane të Shëndetësisë.

India është ndër vendet më të goditura, e dyta pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 6,7 milionë raste.

Vendimi për të pezulluar apo shkurtuar seancat e parlamentit u mor në një takim të përfaqësuesve të qeverisë dhe partive politike.

Të paktën 25 ligjvënës u zbuluan të ishin pozitivë me koronavirus gjatë testimit të detyrueshëm.

Tre deputetë dhe dy ministra kanë dalë pozitivë gjatë javës së kaluar.

Në Indi, vendi me 1,3 miliardë banorë, 80% e të prekurve me koronavirus janë shëruar.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për