×
Friday, May 7, 2021

Incidenti në Elbasan, Balla: Sjellja e militantëve të PD provokim politik i organizuar nga Basha dhe Meta

March 14, 2021

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi në Elbasan paraditen e sotme.

Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook e ka cilësuar si një provokim politik të organizuar nga Lulzim Basha dhe Ilir Meta sjelljen e militantëve të PD.

Ai shton më tej se përgjigjen për këtë spektakël dhunimi Saliu, Meta dhe Luli do e marrin më 25 prill.

Postimi i plot i Taulant Ballës:

Te dashur banorë të Elbasanit, së pari ju uroj Gëzuar Ditën e Verës. Asnjëherë më parë një parti politike nuk kishte organizuar një provokim të tillë politik në Ditën e Verës, sikurse bëri Lulzim Basha sot. Meqenëse Lulzim Basha flet për banda, pamja e sotme ishte tamam pamja e një bande pengmarrësish të festës, me zhurmën përçarëse e me flamujt e Partisë Demokratike, me 3-4 makina të shtrenjta që xhironin gomat në mes të mijëra qytetarëve, familjarëve, fëmijëve! Elbasanllinjtë që kurrë s’janë dalluar si sherrxhinj nuk ia kishin borxh PD-së këtë inskenim te Ilir Metës me duart e Lulzim mavrisë! Megjithatë 25 prilli po vjen dhe Ilir Meta bashkë me Saliun, do ta marrë përgjigjen për ketë spektakël dhunimi të qytetit nga kukulla e tyre Lulzim Basha e tufa e qorrave që turpëruan PD në sytë e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë!

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për