Ilir Meta është jashtë çdo lloj konfiguracioni/ Populli e dënoi dhe ky parlament do formalizojë largimin e tij


“Ilir Meta është jashtë çdo lloj konfiguracioni dhe me atë do merret Parlamenti i Shqipërisë, sepse Metën populli e dënoi dhe parlamenti do formalizoi dënimin. Është i dënuar nga populli shqiptar”, u shpreh sot në një intervistë televizive, kryeministri Edi Rama.
“Ky është parlamenti i Shqipërisë dhe Meta është dënuar nga populli në mënyrën më spektakolare. Kërkoi një referendum”, vijoi ai.
Kryeministri Edi Rama, tha se Meta e humbi referendumin që kërkoi dhe tashmë Kuvendi do të formalizojë largimin e tij.
“Ilir Meta është dënuar si askush tjetër në historinë e pluralizmit nga populli shqiptar. E ka provokuar, e ka turpëruar këtë popull, askush nuk e ka turpëruar popullin shqiptar siç ka bërë Ilir Meta. Nëse PD, do të vazhdojë me Ilir Metën, nëse PD do të mbaj qëndrim kundër formalizimit të dënimit nga Ilir Meta”, vijoi Rama.
“LSI, për mua i përket një kategorie tjetër. Unë flas këtu për opozitën shqiptare, me Partinë Demokratike të Shqipërisë. Vendoset në frymë, pastaj nëse fryma është pozitive, atëherë hajde ulemi dhe ndërtojmë parimet e këtij partneriteti, bashkëpunimi, si të doni e quajmë. Meta është jashtë çdo lloj, konfiguracioni dhe me Metën do merret kuvendi i Shqipërisë”, theksoi ai.
Eunews.al
