×
Friday, March 24, 2023

“Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë të zhbëjnë çfarë është bërë deri tani”

April 6, 2021




Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e rajonit numër 3, në Elbasan.

Në hyrje të fjalës së tij, Balla duke ritheksuar diferencën mes PS dhe PD tha se marrëdhënia me ligjin është ndryshimi më i madh mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike e LSI.

“Për ne ligji është i barabartë për të gjithë. Për ata është llastik, mund ta tërheqësh, lëshosh, mund ta këpusësh. Partia Socialiste bën shtet, bën reforma duke marrë mbi supe përgjegjësinë për të prishur edhe koalicionin me LSI në 2016 si kusht, sepse ata nuk pranonin të votonin Reformën në Drejtësi. Sot Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë të zhbëjnë çfarë është bërë deri tani në vazhdimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi”, tha Balla.

Më tej, ai u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit që t’i japin mundësi Ramës të vendosë para ligjit Ilir Metën dhe Sali Berishën.

“Nuk e merr një mandat LSI në Elbasan nëse ne bëhemi të gjithë bashkë për të mos lejuar leximet e kafesë nga fallxhorja në çdo cep të Elbasanit. Duhet të jemi aty për të mbrojtur ligjshmërinë dhe të drejtën e votës për këdo. Ato që blejnë votën ju e dini që është LSI. LSI-në për skrap do ta çojë Partia Socialiste e Elbasanit”, tha Balla.

Në fund të fjalës së tij, Balla përmendi investimet e bëra nga qeveria në Elbasan dhe tha se, “pa mbështetjen e qytetarëve çdo investim do të mbesë i papërfunduar”.

“Investimet nuk do të bëhen dot nëse Edi Rama nuk është në qeveri, nëse unë dhe kolegët e mi nuk do të jemi në Parlament. Nga frika e një rezultati tepër negativ kandidatët për deputetë të PD-së po shkojnë derë më derë, sepse e dinë çfarë i pret. Dua t’ju garantoj që mandati ynë i ri do të jetë mandati fitues për PS, por mbi të gjitha do të jetë mandati i bashkisë së Elbasanit”, përfundoi Balla.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments