×
Sunday, September 26, 2021

Ilir Meta befason ndjekësit me postimin në FB: Po mendohem jetës t’i jap fund, le të kënaqet hasmi…

August 11, 2021

Ilir Meta ka postuar një poezi të Havzi Nelës, poeti i talentuar dhe rebel që u pushkatua në fillimin e viteve ’80 në Shqipëri.

“Havzi Nela, simboli i fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor, edhe në kohët më të errëta jeton përmes poezive të tij, që frymëzojnë vetëm një zgjedhje: LIRINË” – shkruante Meta në postimin e tij.

Por shumë lexuesve u ka bërë përshtypje, poezia e Nelës me të cilën Meta ka shoqëruar postimin, poezi e cila me sa duket shpreh edhe gjëndjen shpirtërore të Iilir Metës, i cili është më i dobët se kurrë në politikë dhe në një nga momentet e tij më të vështira.

Kjo, jo vetëm se u shkarkua si president, por edhe për faktin se partia e tij LSI, nga e cila ka pasur fuqinë e tij politike deri më tani, është drejt shuarjes.

Ndërkohë që dhe marrëdhëniet me SHBA nuk i ka të mira, për shkak të frikës dhe fiksimit se do ta bëjnë “kokë turku” të reformës në drejtësi.

Poezia e postuar nga Meta një ditë më parë titullohet “O Liri, O Vdekje” dhe disa nga vargjet e saj janë:

“…Vdekja për liri nuk më tremb aspak

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!

Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!

T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,

Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?

Deri kur durim, deri kur me shpresë?

Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due.

Si jeta dhe vdekja duhen meritue.

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri

Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.

Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!

Liria më thërret, vdekja nuk më tund“.

Eunews.al

Comments are closed.