×
Tuesday, January 21, 2025

I Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor, BE merr vendimin në mars

February 19, 2020


Propozimi për emërimin e të Dërguarit Special për Ballkanin Perëndimor do të shpallet në takimin e marsit të Këshillit të BE-së. Ka qenë kjo deklarata e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borell i cili u shpreh se “Propozimi nuk është ende gati. Përgatitjet rreth mandatit dhe formaliteteve të tjera janë kërkuese.” Borrell u shpreh se për shkak të rëndësisë së këtij vendimi ishte e pamundur për t’u vendosur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE.

Megjithatë, sipas Përfaqësuesit të Lartë të BE-së do të ketë një vendimarrje në lidhje me emërimin e të Dërguarit Speciali në takimin e ardhshëm të Këshillit të BE-së e cila do të mbahet në mars.  

Kujtojmë që spekulimet për të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian filluan kur Shtetet e Bashkuara emëruan Mathew Palmer dhe Richard Grenell si përfaqësuesit e tyre për rajonin dhe përkatësisht për dialogun Beograd-Prishtinë. Nga ai moment ka pasur edhe hamendësime në lidhje me kandidatin e mundshëm për këtë pozicion. Në nëntor në një artikull të europeanwesternbalkans.com u lakua edhe emri i Ministrit të Jashtëm Sllovak, Miroslav Lajčak. Ministria e Jashtme Sllovake nuk e përgenjështroi lajmin, madje u shpreh se një pozicion i tillë do të ishte i dëshirueshëm.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments