×
Saturday, July 31, 2021

Hungaria vazhdon “luftën” kundër BE/ Orban hedh në referenduam ligjin anti-LGBT

July 21, 2021

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka njoftuar ditën e sëotme për mbajtjen e një referendumi për ligjin që i ndalon në shkolla materialet që shihen si promovim i homoseksualizmit dhe ndryshimit të gjinisë.

Komisioni Evropian javën e kaluar nisi masa ligjore kundër këtij legjislacioni. Nëse procedurat ligjore zbatohen deri në fund, Brukseli mund t’i pezullojë fondet për Hungarinë

“Në pyetje është e ardhmja e fëmijëve tanë, prandaj nuk mund të lëshojmë pe në këtë çështje. Në të kaluarën, Brukseli qartazi e ka sulmuar Hungarinë për ligjin e saj për mbrojtjen e fëmijëve. Ligjet hungareze nuk lejojnë propagandë seksuale në çerdhe, shkolla, televizione apo reklama”- tha kryeministri hungarez.

Ai nuk përmendi ndonjë datë për mbajtjen e referendumit rreth ligjit anti-LGBT, por tha se në fletën e shprehjes së qëndrimeve do të shtrohen pesë pyetje për qytetarët.

Komisioni Evropian nuk e komentoi menjëherë deklaratën e Orbanit. Sidoqoftë, në një samit të muajit të kaluar, udhëheqësit evropianë e kritikuan ashpër legjislacionin e ri hungarez, duke thënë se ai paraqet diskriminim kundër personave homoseksualë dhe transgjinorë.

Eunews.al

Comments are closed.