×
Sunday, September 8, 2024

Hungaria hap dyert për 280 azilkërkues dhe bllokon kufijtë me Serbinë

May 23, 2020


Qeveria hungareze ka njoftuar mbylljen e zonave të tranzitit në Roszke dhe Tompa, në kufirin jugor me Serbinë, ku azilkërkuesit kanë mbetur në pritje të një përgjigje për kërkesën e tyre. Njoftimi erdhi pasi Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që azilkërkuesit nuk mund të ndalohen në zonat e tranzitit për më shumë se 28 ditë. Pavarësisht këtij vendimi disa nga azilkërkuesit në kufirin serbo-hungarez do të ishin ndaluar deri në 400 ditë.

Kreu i kabinetit të Kryeministrit Viktor Orban, Gergely Gulyas, ka njoftuar se 280 azilkërkuesit që janë ende të pranishëm në kufi do të zhvendosen në një qendër pritjeje brenda vendit. Përfaqësuesi i qeverisë nacionaliste tha që Ekzekutivi i Budapestit nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës së BE-së. Por, ai shtoi, “ne jemi të detyruar t’i respektojmë vendimet dhe Hungaria do t’i bëjë“. “Ne gjithashtu kemi vendosur të heqim zonën e tranzitit në kuptimin fizik,” tha zyrtari hungarez. Në të ardhmen, ata që aplikojnë për azil në Hungari do të duhet të paraqesin aplikime në ambasadat hungareze në vendet jo të BE-së. “Mbrojtja e kufijve të jashtëm është një problem që Hungaria nuk e dëshiron dhe nuk e pranon,” tha Gulyás.

Qeveria hungareze është akuzuar në mënyrë të përsëritur për trajtimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve. Gjatë krizës së migracionit në 2015, Orban urdhëroi ndërtimin e një gardhi kufitar për të mos lejuar që azilkërkuesit të hynin përmes Serbisë përmes të ashtuquajturës rrugës Ballkanike. Në 2015 Human Rights Watch i përshkroi kushtet në kampin kufitar Roszke, ku azilkërkuesit janë mbajtur, si “të pista” dhe “të mbipopulluar” dhe azilkërkuesit “të uritur dhe pa trajtim mjekësor.” Më shumë se 1 milion migrantë emigrantë të parregullt hynë në BE në 2015, shumë prej të cilëve shpëtojnë nga lufta dhe varfëria ekstreme në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments