Homazh në nder të profesorit të nderuar Halim Islami



Kam nderin të shkruaj këtë homazh për Halim Islamin – pedagogun e Shkollës sonë, koleg, mësues, studiues, autor ligjesh, mentor i mjaft brezave, bashkëshort, baba dhe, një mik i vyer. Që prej dje, babai i Procedures moderne Penale të Republikës së Shqiperisë, nuk jeton më.
Në çfarëdo roli që e njihnim, nga cilido këndvështrim, ai qëndronte si dikush i veçantë!

Profesor Islami është një prej themeluesve të Shkollës së Magjistraturës, një prej pedagogëve të parë të saj që i dha jetë formimit të brezave të tërë magjistratësh, një prej të parëve të angazhuar drejtpërsëdrejti në reformimin terësor të sistemit Gjyqësor Shqiptar aq i nevojshëm në nisjen e viteve 90’. Dhe, ai kontribuoi jo thjesht sepse ishte në punë, por plot pasion, përkushtim të palëkundur e përgjegjësi qytetare duke e shnëdrruar veprimtarinë e tij në mision kombëtar e patriotik.
Arritjet profesionale të Prof. Islamit ishin të mëdha dhe mbresëlënëse. Ai ishte një pionier i reformimit, një vizionar për sa kish marrë përsipër të kryente, udhëheqës i fortë drejt synimit të përcaktuar. Nëpërmjet këtij personaliteti arriti të kapërcejë sfidat dhe realizojë objektivat thelbësore që koha shtroi perpara.
Por Halim Islami ishte më shumë se profesionist. Ai ishte dhe u perfeksionua si një mentor me takt dhe efikasistet të thellë, me mirësi të vërtetë, me mençuri të thellë. Dera e tij ishte gjithmonë e hapur për të dëgjuar, për të kuptuar, për të ndihmuar dhjetra e dhjetra studentë e kolegë të cilët sot, me siguri kujtojnë me mirënjohje çfarë prof Islami ka dhënë në formimin e tyre. Të gjithë brezat e kolegët i njohin atij aftësinë për të dëgjuar, për të vlerësuar, për t’i vleresuar si të barabartë e te rëndësishëm.
Ai ishte bashkeshorti dhe babai per t’u ndjekur. Të gjithë ata që e njohën nga afër kuptuan lidhjen e fortë shpirtërore që ai njeri ishte kujdesur me përkushtim të mbillte e rriste të shëndetshme, lidhjen me familjen e tij. Ajo përbënte burimin e qetësisë që siguronte sjellja e tij, harmonia emocionale e familjes së tij i jepte më tej angazhim, më tepër siguri, më tepër prodhim intelektual në shërbimin e madh publik që kryente.
Ndërsa shkruaj këta rreshta sot, nuk po i them Halimit lamtumirë, por vetëm faleminderit. Faleminderit i nderuar Prof. Islami, për sa kontribuat në formimin e zhvillimin e Shkollës së Magjistraturës për udhëzimin tuaj, për mbështetjen tuaj, për mençurinë tuaj. Faleminderit për mësimet, për kujtimet, për frymëzimin. Faleminderit që jeni mentori ynë, kolegu ynë, miku ynë.
Jam i bindur që prania e Prof. Islamit do vazhdojë të ndikojë, sepse do jenë prezente komentet tuaja, mësimet tuaja vazhdojnë të degjohen, kujtimet tuaja vazhdojnë të na frymëzojnë, trashëgimia juaj vazhdon të shkëlqejë.
Pusho në paqe, i dashur Halim. Do të kujtohesh gjithmonë, do të na mungojë gjithmonë dhe, do të jesh i çmuar përgjithmonë. Shpirti juaj, mençuria juaj dhe dashuria juaj do të shkëlqejnë përgjithmonë.
Nga: Drejtori i Shkollës së Magjistraturës
z.Arben Rakipi

