Hollanda: Dashuri apo skepticizëm me Europën



Prillin e kaluar, ndërsa politikanët hollandezë dhe italianë tregtonin fyerje për paketën europiane të COVID 19, Corriere della Sera shkroi se në ditët e para të integrimit evropian mbii paketën, diplomatëve të rinj italianë të dërguar në Bruksel u tha që të zbatonin parimin vijues: “Në rast dyshimi … Hollandezët. ” Kishte madje një version diplomatik në qarkullim në ministrinë e jashtme të Romës, Farnesina: “Le të flasin Hollandezët dhe të marrin pozicionin e kundërt”.
Kjo nuk është vetëm një anekdotë zbavitëse. Sot është po aq e vërtetë sesa ishte në fillimin e Bashkimit Europian: Në shumë aspekte hollandezët janë, përsëri, më skeptikë për integrimin evropian sesa italianët.
Në ditët e sotme, ata që i mbajnë mend Hollandezët si europianë të entuziazmuar janë të habitur nga pozicionet e ashpra mbi reformën në zonën e euros ose për paketën COVID-19 që vjen nga Haga. Por kjo në fakt nuk është gjrë e re. Gjatë dy dekadave të para të integrimit evropian, hollandezët u sollën në të njëjtën mënyrë. Ata e zbutën qëndrimin e tyre pas pranimit të Mbretërisë së Bashkuar në 1973.
Duke patur parasysh historin, është e qartë që hollandezët ndihen më mirë në Europë me Britanikët në krah. Dhe problemet që ata kanë aktualisht, janë pjesërisht rezultat i Brexit.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Hollandezët ëndërronin një aleancë të lirshme, transatlantike, të përqendruar mbi tregtinë me Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët. Përveç një kulture protestante, ata kanë shumë gjëra të tjera të përbashkëta me britanikët: dashuria e tyre për detin, një prirje tregtare etj. Të dy janë kombe liberale, detare dhe tregtare. Dikur këta kishin perandori përtej detit.
Por aleanca transatlantike nuk u materializua kurrë. Në vend të kësaj, në vitin 1950 Hollandezët dëgjuan (në radio) që Franca dhe Gjermania vendosën të formonin Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, të drejtuar nga një autoritet mbikombëtar. Hollandezët nuk u informuan për planin e Schumanit, i cili filloi zyrtarisht në 9 maj 1950: Parisi dhe Berlini supozuan – saktë – se hollandezët do ta kundërshtonin atë. Në të vërtetë, qeveria Hollandeze ishte e pakënaqur që dy fqinjët e saj të mëdhenj planifikuan të bashkohen me forcat politike.
Ekonomia hollandeze pasluftës ishte e dobët. Ajo po humbiste kolonitë e saj. Vendit iu duhej të fitonte të ardhurat e saj më afër. Marrëveshja e saj e parë tregtare pas luftës me Gjermaninë funksionoi mirë – tashmë Hollanda, duke folur ekonomikisht, po bëhej një provincë gjermane. Me pak fjalë, Hollandezët nuk kishin mundësi t’i thoshin jo planit Schuman. Meqenëse Franca dhe Gjermania do të shkonin përpara gjithsesi, do të ishte nje zgjidhje mençur që Hollanda t’i bashkohej dhe ta ujiste atë nga brenda.
Kjo është ajo që hollandezët kanë bërë që atëherë, në shkallë të ndryshme. Ky ishte reagimi i tyre, instinkti europian.
Që nga dita e parë, Haga kishte një mision: të bënte që Mbretëria e Bashkuar të bashkohej. Në 1973, pas disa vetove franceze, më në fund ia doli. Për Hollandezët, pranimi në BE solli më në fund kuptimin kulturor dhe politik në realitetin ekonomik të kontinentit. Hollandezët kanë qenë gjithnjë anglofonë. Ata flasin shumë më mirë anglisht se gjermanisht ose frëngjisht.
Përkrah britanikëve, hollandezët më në fund u ndien si në shtëpinë e tyre në Evropën kontinentale dhe u bënë më të sigurt. Të dy vendet luftuan dhe fituan shumë beteja liberale sëbashku – për tregun e vetëm dhe disa zgjerime, për shembull. Hollandezët u bëne pjesë e Shengenit, pjesë e bashkimin monetar dhe shumë gjëra të tjera. Nga mesi i viteve shtatëdhjetë deri në mes të viteve nëntëdhjetë, afërsisht, hollandezet patjetër që mund të përshkruhen si entuziastë të Europes.
Por britanikët u larguan. Ndërsa Hollandezët propozuan bashkimin e plotë politik për traktatin e Maastricht – një veprim i paimagjinueshëm sot – Londra refuzoi të bashkohej me Shengenin, euron si edhe në bashkëpunimin gjyqësor. Britanikët dëshironin tregun e brendshëm dhe pak gjëra të tjera dhe negociuan disa zgjedhje. Deri sa ata u bën të jashtëm..
Për Eunews.al, Ela Daci Amsterdam

