×
Thursday, July 25, 2024

Holanda planifikon lehtësimin e masave kufizuese

April 21, 2021


Qeveria holandeze ka në plan të lehtësojë masat për të kufizuar përhapjen e COVID-19 në fund të muajit, tha kryeministri Mark Rutte, me gjithë numrin e rasteve të infektimit vazhdimisht të lartë.

“Katër muaj pas vendosjes së një bllokimi të rreptë, ora e ndalimit të mbrëmjes do të hiqet dhe dyqanet dhe kafenetë me tarraca në mjedis të hapur do të rihapen, të shoqëruara me masa mbrojtëse”, tha Rutte.

“Ne guxojmë të marrim rrezikun e ndërmarrjes së hapit të parë të kujdesshëm më 28 prill”, shtoi ai.

Kryeministri pranoi se masat lehtësuese ishin të rrezikshme duke pasur parasysh numrat në rritje, sidoqoftë, ai tha se parashikimet ishin optimiste.

Gati 54 000 raste të reja u regjistruan gjatë shtatë ditëve të kaluara, rreth 5,3 % më shumë se një javë më parë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments