×
Monday, November 29, 2021

“Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri”, Mark Rutte: Keni bërë progres, jeni gati për negociatat!

November 10, 2021

Kryeministri i Holandës Mark Rutte deklaroi se Shqipëria ka bërë progresin e duhur për rrugën drejt hapjes në negociatave të antarësimit në BE. Këtë deklaratë Rutte e bëri gjatë Konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se është me rëndësi që të zgjidhet çështja e Bullgarisë për ti dhënë mundësi realizimit të Konferencës Ndërqeveritare.

“Për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare është thelbësore të zgjidhet çështja e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. Shpresoj të arrihet kjo gjë. Ju keni bërë shumë. Tashmë për të qenë të drejtë është bërë progresi i duhur. Tani duhet të përfshihemi në proces. Kemi folur se çfarë duhet bërë në raport me Universitetet, eksportet, bujqësinë. Jam shumë i lumtur që të dyja vendet tona po zhvillojnë lidhje dypalëshe. Ne bashkëpunojmë ekonomikisht. Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Nuk punojmë vetëm ekonomikisht , por edhe në raport me arkitektët. Ju vetë duke qenë artist njiheni shumë mirë. Le të vazhdojmë të punojmë shumë, të takohemi…të shpresojmë që të kemi sukses pas zgjedhjeve të së dielës në Bullgari që së paku të nisin të dyja konferencat ndërqeveritare”, tha ai.

Eunews.al

Comments are closed.