×
Tuesday, August 9, 2022

Hohmann me ekipin e BE-së: Kontribuojmë për ta sjellë Shqipërinë në BE

August 5, 2022

Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann-i zhvilloi takimin e parë të saj në vendin tonë, me ekipin e Delegacionit të BE-së.

Takimi i ambasadores me Delegacionin e BE-së u zhvillua në Europe House, ku në qendër të bisedimeve ishte kontributi i tyre në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Takimi im i parë me ekipin e Delegacionit të BE-së në Europe House. Një diskutim interesant për prioritetet e punës sonë në vijim. E motivuar nga energjia dhe përkushtimi i tyre, teksa bashkërisht kontribuojmë për ta sjellë Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, shkroi Hohmann-i në Twitter.



Comments are closed.