×
Sunday, October 24, 2021

“Histeri fashiste”, Rama: Nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin

August 24, 2021

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj atyre që pretendojnë se ka barazuar Dua Lipën me Goran Bregoviç.

“Një koment për komentet e kinse patriotëve. Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër”, tha Rama.

Histeri fashiste, vijoi Kryeministri, që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë e urrejtjes.

Eunews.al

Comments are closed.