×
Friday, October 22, 2021

Hetuesit e ‘Ballkanit të hapur’ dhe Shqipërisë së mbyllur

August 14, 2021

Nga Mero Baze

Ka një debat disa javor në Shqipëri nga mendimtarë investigativë të opozitës përforcuar me patriotë të Kosovës që po zbulojnë një komplot të Edi Ramës kundër SHBA dhe Gjermanisë lidhur me procesin e “Ballkanit të hapur”. Ideja e tyre është pak a shumë, që Edi Rama po gënjen shqiptarët që ka mbështetjen e Gjermanisë dhe SHBA në këtë proces. Janë aq entuziast në këtë teori konspirative sa që detyrojnë SHBA dhe Gjermaninë të dal të flas çdo javë që mbështesim bashkëpunimin rajonal. Sapo ata e thonë këta dalin sërish, dhe thonë “jo nuk e tha si e thotë Edi Rama. Ai, se si e thotë, pak më ndryshe, ata e thonë ndryshe. Kulmi i teorisë së konspiracionit është që ky nuk është Procesi i Berlinit, por procesi i Novi Sadit, meqë takimi i parë i konkretizimit të bashkëpunimit të katër prioriteteve të Procesit të Berlinit u mbajt në Novi Sad.

Në fakt kur u mbajt takimi i parë i Novi Sadit, Albin Kurti dhe para tij Sali Berisha u ankuan pse nuk ishte dhe Kosova, por nuk e sulmuan procesin. Vonë u kujtuan se është tradhti e Edi Ramës.

Por ta lëmë mënjan këtë banalitet bazuar me teori te konspiracionit. Për ato ka kampion të tjerë në vend.

Ajo që mund të diskutohet pa emocione, duke bere avokatinë e tyre, është se gjithë Procesi i Berlinit mund të mos ia dal ta bëj Ballkanin e Hupur.Mund të mos konkretizohen në fund katër liritë themelore që ky proces predikon. Mund te mos realizohen lëvizja e lirë e qytetareve e mallrave e kapitaleve, digjitalizimit apo tregu I punës. Po e them këtë për të bërë avokatin e djalit në këtë proces.

Pra mund të kemi pas disa vitesh zero arritje, ose 50 për qind arritje, jo njëqind për qind arritje, sa dëshironte Merkeli , BE dhe SHBA.

Në fund këtij bilanci do të të thuhet se kush u përpoq të bëhej diçka dhe kush e bllokoi këtë proces. Kosova do jetë në barrikadën tjetër dhe do të jetë një prej kontribuesve të dështimit, nëse ndodh.

Ky proces në thelb përveç bilancit, ka mbajtjen e Ballkanit me kokë nga Perëndimi dhe të ndërvarur me procese që diktohen nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. Tre vendet pjesëmarrëse, dy prej të cilave janë anetare të NATO do të jenë në këtë linjë, Kosova do të jetë jashtë kësaj linje.

Kaq do të jenë arritjet dhe dështimet e këtij procesi në variantin më të keq të mundshëm,. Në variantin më të mirë, natyrisht do ta bënte rajonin një vend efiçent për shqiptarët e shpërndare ne pese shtete dhe do të të ndjeheshin të gjithë si në një shtet. Dhe për këtë kry-bllokade për faktorin shqiptar, Albin Kurti do të ketë dekoratat e veta.

Pra nuk është në diskutim a është SHBA a Gjermania a BE pas këtij procsi. Eshtë në diskutim suksesi I procesit dhe në fund analiza e suksesit apo dështimit. Kaq I thjesht është ekuacioni dhe në fund të bilancit secili do të marrë atë që meriton. Krosova do te marre flamurin e luftës kundër këtij procesi të diktuar nga SHBA, BE e veçanërisht kancelarja Merkel.

E njëjtë me këtë histori është dhe kjo e bashkëpunëtorëve të SHBA në Afganistan që tani ndjehen të rrezikuar dhe që Shqipëria I ka thënë po në parim SHBA. Ata ndoshta dhe nuk do të vijnë kurrë, por detyrimi ynë ndaj SHBA është të jemi të hapur ndaj këtij operacioni jetik të aleatit tonë strategjik.

Këta që janë të shqetësuar me të drejt nga racizmi dhe krimet serbe në Kosovë çuditërisht janë shumë agresivë ndaj viktimave të njëjta të talibanëve në Afganistan. Janë gati të vënë foto profili liderin e talebaneve ne Afganistan për të thënë mos i pranoni ata tradhtar këtu.

Shqiptarët në Ballkan po jetojnë sot periudhën më të mirë të gjithë historisë së tyre mijëravjeçare, pellazgo iliro-dardanë. Asnjëherë shqiptarët në Ballkan nuk kanë qenë kaq të lirë, kaq të padiskriminuar, kaq të vetqeverisshëm dhe kaq të mbështetur nga një superfuqi si SHBA. Dhe e gjithë kjo ka ardhur pikësëpari fal SHBA. Në gjithë këtë proces ku po mundohen të gjejnë tradhtarë nga Shqipëria, ka vetëm një “tradhtarë” të madh dhe ajo është SHBA. Shqipëria po i qëndron besnike politikës së saj në rajon.

Kjo nuk ka lidhje me Edi Ramën, por me seriozitetin e shtetit shqiptar. Kush do t’i shpall luftë SHBA të tërhiqet nga rajoni si në Afaganistan, mund ta bëj. Por jo në emër të shqiptareve. Jo në emër të Shqipërisë. Kërkojeni këtë në emër të Albin Kurtit, apo Sali Berishës. Ndoshta u del për hajër.

Eunews.al

Comments are closed.