Hasani: Finlanda, mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit europin të Shqipërisë
Dakordësi me Finlandën për forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani priti sot ministren e Punëve të Jashtme e Republikës së Finlandës, Elina Valtonen me të cilën dhanë edhe një deklaratë të përbashkët për mediet.
Hasani vuri në dukje se turi ballkanik i Valtonen është tregues i vëmendjes së veçantë për rajonin.
Ai theksoi se veç dakordësisë për forcimin e bashkëpunimit, palët vunë në dukje se ka potencial të madh për forcimin e marrëdhënieve në tregti dhe investime.
Ministri Hasani u ndal edhe tek procesi i integrimit në BE të vendit, duke theksuar se Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e axhendës së reformave.
“Finlanda mbetet mbështetëse e palëkundur në rrugëtimin tonë drejt BE”, u shpreh ai.
Hasani theksoi se në takim riafirmoi mbështetjen e Shqipërisë tonë për pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës
Ai vuri në dukje se Presidenca e ardhshme finlandeze e OSBE është moment për forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh.