×
Wednesday, October 16, 2024

Harris: Mbështetje e plotë për Poloninë dhe aleatët e saj lindorë

March 10, 2022


Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan angazhimin e tyre ndaj Polonisë dhe bënë të qartë se presidenti rus Putin do të vuajë pasoja të rënda për veprimet e tij agresive, deklaroi kryeministri Mateusz Morawiecki, pas takimit me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris në Varshavë.

Kryeministri u takua me Harris gjatë vizitës së saj të shkurtër në kryeqytetin polak.

Pas takimit, Morawiecki shkroi në një postim në Twitter se ”vizita e sotme e zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris nuk është vetëm një konfirmim i partneritetit strategjik polako-amerikan, por mbi të gjitha bisedime shumë specifike për sanksionet kundër Rusisë dhe forcimi i krahut lindor të NATO-s”.

“SHBA konfirmojnë plotësisht detyrimet e tyre ndaj aleatëve dhe ndaj nesh dhe na kanë siguruar se Putini do të vuajë pasoja të rënda për veprimet e tij aggresive. Jam shumë i lumtur që SHBA ndan pikëpamjen e Polonisë për t’u bërë plotësisht e pavarur nga burimet energjetike ruse dhe se ishte një nga vendet e para në botë që vendosi një embargo ndaj tyre”, theksoi ai.

Gjatë bisedës me kryeministrin polak, zëvendëspresidentja Harris tha se ajo kishte ardhur në krahun lindor të NATO-s për të konfirmuar angazhimin e SHBA ndaj Polonisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s.




Comments are closed.