×
Friday, March 28, 2025

Haradinaj, vijë të kuqe Kurtit: Nuk bëjmë koalicion me të

February 10, 2025


Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me koalicionet pas zgjedhjeve parlamentare ka thënë se nuk do të bëjë koalicion asesi me kryetarin e LVV-së Albin Kurtin.

“Ne besojmë se me këtë politikë që kemi udhëheq, pra unë kam qenë i drejtëpërdrejtë, si ndaj mashtruesit që udhëheq Kosovën, qeverisë mashtruese, por edhe ndaj temave që nuk janë shumë të këndshme për qytetarin, obligimet e Kosovës që ka ndaj partnerëve ndërkombëtarë, ne e kemi rujt një votë që kishim pra me totalin e kësaj vote jemi diku 70 mijë, 9 deputet edhe pse jemi në koalicion, pra nuk është një rritje, është një ruajtje e një besimi që kishim në të kaluarën do ta respektojmë këtë drejtim tonin me ndihmu venin, pra nuk është vetëm se cka bën Aleanca, po çka bën Kosova e unë mendoj që është në nderin tim të ndihmoj pra një qeveri të opozitës, asesi me vëtevdnosjen me zotin Kurti. Kemi deklaru në vazhdimsi se po me kënaqësi kishim bashkëpunu me subjektet politike opozitare shqiptare për të kriju opozitën, nëse është e mundshme nëse e kemi këtë gadishmëri, jemi të gatshëm për këtë pa asnjë kusht”, tha Haradinaj.

Sipas tij opozita ka fituar shumicën e votave në krahasim me VV-në.

“Nuk jam i kënaqur me këtë rezultat dhe ngjithsesi që të reflekojmë, do të reflekoj unë, aleanca subjekti ynë në këtë rezultat i cili sësht i mirë edhe i cili për fat të keq nuk është i mjaftueshëm me ndihmu Kosovën në këto procese që i kem para vetës. Por ajo që është e vërtetë edhe nuk ndryshon ne do ta vazhdojmë këtë rrugëtim pra për me i dhanë Kosovës qeverinë opozitare edhe në këtë rrethanë në të cilën jemi. Kisha pasur dëshirë që Kosova të ketë një rezultat më të mirë të opozitës edhe më të madh megjithatë e vërteta është që opozita ka fitu shumicën e votave në krahasim me partinë në pushtet e cila edhe pse pas 4 viteve e pak qeverisje pra nuk arriti të mban votat e veta por e humbi një numër të konsiderueshëm të votave të qytetarëve. Besoj që duhet ta vazhdojmë rrugën tonë e për me ndryshuar qeverinë e vendit e cila sic kam deklaru shumë herë është shkaktare e shumë pasojave si në planin e brendshëm si në planin e jashtëm si në planin e sigurisë e mos të flasim për gjendjen e rëndume të qytetarëve tonë gjendjen ekonomike”, tha Haradinaj në konferencë për media. /21Media




Comments are closed.