×
Wednesday, January 19, 2022

Hapet Panairi Ndërkombëtar i Tiranës

December 2, 2021

Në Shqipëri është hapur edicioni i 27-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, ku për disa ditë me radhë kompani nga vende të ndryshme do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në disa sektorë, ndërkohë pjesë e panairit janë edhe kompani nga Turqia në sektorë të ndryshëm.

Në ceremoninë e hapjes së panairit të organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, nënkryetari i Dhomës së Tregtisë të Stambollit (İTO), İsrafil Kuralay, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, të institucioneve të tjera shqiptare, si dhe përfaqësues të dhomave të biznesit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, tha se bashkëpunimi mes vendeve prodhon diçka që është më cilësore, diçka që përballon më mirë “garën e egër ndonjëherë për produkte e për të gjetur tregje”.

Panairin e vizitoi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili u ndal në stendat kryesore të panairit.

Balla u ndal dhe në stendën e Kompanisë Italo Shqiptare …”Coffee Club” Lavazza Sh.p.k, ku zhvilloi një bisedë mjaft miqësote me President i Kompanise, Andrea Zaja!

Në panairin që mbahet në datat 1-4 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë marrin pjesë dhjetëra kompani ndërkombëtare dhe lokale në fusha si ndërtimi, energjetika, industria e rëndë dhe e lehtë, ushqimi, modë, tekstilet, artizanati dhe sektorë të tjerë. Panairi organizohet nga zyra e Klik Ekspo Group and Tirana International Fair, që ka si fokus të veprimtarisë së saj organizimin e panaireve, ekspozitave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Comments are closed.