×
Sunday, December 4, 2022

Hapet në Tiranë dyqani i lodrave Hamleys, Balla: Dhuratat e para ti bëjmë për fëmijët në jetimore

November 23, 2022

Në një atmosfere të festive, Skyla Fezollari preu sot shiritin e inagurimit të dyqanit më të madh dhe më të veçantë të lodrave në Shqipëri, Hamleys.

Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociliste Taulant Balla, Ceo global i Hamleys, Sohail Shaikh’, përfaqësues nga bota e biznesit, kulturës dhe artit.

Në fjalën e tij Balla tha se hapja e dyqanit më të madh të Lodrave Hamleys në Shqipëri është një ngjarje e rëndësishme dhe se Dhuratat e para duhet ti bëjmë për femijet në jetimore.

“Duket e paimagjinueshme por tashmë është e vërtetë në një sipërfaqe gjigante prej 5.000m2 fëmijët do të befasohen nga lodrat e shumëllojshme që ofron kompania më e famshme në botë krijuar nga William Hamley”, tha Balla.

Sipas Ballës, ky dyqan i bukur ndodhet në zemër të Tiranës, brenda qendrës tregtare Emerald dhe duket se do të kthehet në një nga destinacionet më tërheqëse për fëmijët”, theksoi Balla.

Historiku i Hamleys:

Ishte viti 1760 kur William Hamley nga Britania e Madhe hapi dyqanin e parë të lodrave Hamleys në Londër. Gjithçka nisi nga një ëndërr. Dashuria e William për lodrat ishte po aq e fortë sa synimi i tij për të parë një buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të vegjël.

Kjo është arsyeja pse dyqani u mbush shpejt me kukulla prej lecke, ushtarë prej teneqeje, kuaj lëkundës dhe lodra të tjera të njohura në atë kohë, të cilat fëmijët mund t’i shihnin dhe të luanin me to. Ndërsa vitet kalonin raftet e dyqanit filluan të mbusheshin jo vetëm me kukulla, fenerë magjikë dhe anije, por edhe me pajisje sportive, shkopa kriketi dhe topa futbolli. Madje krijuan edhe një lojë të re me dy raketa dhe një top Ping-Pong!

Ishte fundi i vitit 1920 kur kriza ekonomike preku rëndë edhe lodrat Hamleys, e qeshura e fëmijëve nuk zhurmonte më në dyqanin e lodrave. Dyqani i lodrave i mbijetoi edhe sulmeve ajrore dhe gjithë bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Popullariteti i Hamleys vijoi të rritej edhe gjatë shekullit XXI dhe lodrat Hamley tashmë janë kthyer në fenomen botëror, ku Tirana mbetet destinacioni më i ri.



Comments are closed.