×
Sunday, April 19, 2026

Haga vishet kuqezi, mijëra shqiptarë manifestojnë në përkrahje të udhëheqësve të UÇK: Lironi çlirimtarët, s’kemi heronj për të sakrifikuar

September 14, 2025


Qindra shqiptarë janë mbledhur sot në Hagë, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Aty po zhvillohet një tubim në mbështetje të ish-krerëve të UCK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, arrestuar pesë vite më parë.
Qyteti holandez është veshur kuqezi, teksa protestuesit kanë dhënë mesazhet e tyre në formë paqësore, përmes pankartave që mbajnë në duar si: “Lironi çlirimtarët, kriminelët janë në Serbi”, “Ne kërkojmë standard, jo justifikime”, “S’kemi heronj për të sakrifikuar”, “Gjykatës, dëshmoni integritet”, “UÇK-ja bëri luftë çlirimtare”, “Liri për luftëtarët e lirisë”, “NATO, aleatët janë në gjyq”, “Kosova viktimë, Serbia agresore”, “Gjykata Speciale, devijim special”, “Mjaft është mjaft, gjyqe publike, jo drejtësi sekrete”, “Vetëm drejtësi, jo politikë”.




Comments are closed.