Haga ngre padi për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe nëntë persona të tjerë paditen për krime lufte gjatë konfliktit të armatosur të viteve 1990 me Serbinë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli. Aktakuza pretendon se ata dhe disa persona të tjerë dyshohen se janë përgjegjës për vrasjen e 100 vetëve. Gjykatësi i procedurës paraprake është duke e shqyrtuar aktakuzën dhe do të marrë vendim nëse do ta konfirmojë atë.
Në aktakuzën që Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti për shqyrtim Dhomave të Specializuara për Kosovën Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe disa persona të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje me detyrim të personave, përndjekje dhe tortura.

Në aktakuzë thuhet se të paditurit janë përgjegjës për rreth 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë viktima të identifikuara si shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës si dhe kundërshtarë politikë.
Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat në fjalë.
Eunews.al

