Guterres: Takimi vjetor i liderëve botërorë të bëhet virtualisht
May 19, 2020



Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres rekomandoi që takimi vjetor i liderëve botërorë në shtator të mbahet me mesazhe të pararegjistruara për shkak të pandemisë.
Mbledhja më e madhe diplomatike në botë do të shënojë këtë vit 75-vjetorin e OKB-së.
Në një letër drejtuar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Tijjani Muhammad-Bande, Guterres vuri në dukje se komuniteti mjekësor parashikon që pandemia të vazhdojë në shkallë të ndryshme.
Ai theksoi se disa kufizime të udhëtimeve ndërkombëtare priten të vazhdojnë edhe në shtator, duke e bërë të pamundur udhëtimin drejt Nju Jorkut të zyrtarëve nga 193 vendet anëtare.
Eunews.al

Ndiqe
0 Comments