×
Tuesday, April 29, 2025

Guterres: Rusia nuk mund ta pushtojë Ukrainën shtëpi më shtëpi

March 22, 2022


Rusia nuk mund ta fitojë luftën e saj në Ukrainë, deklaroi sot sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pasi bëri thirrje për bisedime të menjëhershme për paqen.

“Ukraina nuk mund të pushtohet qytet më qytet, rrugë më rrugë, shtëpi më shtëpi. Ka mjaftueshëm arsye në tavolinën e bisedimeve për të ndërprerë armiqësitë … dhe për të negociuar me seriozitet, tani”, tha Guterres në Nju Jork.

“Kjo luftë nuk mund të fitohet. Herët a vonë, ajo do të duhet të kalojë nga fusha e betejës në tavolinën e bisedimeve të paqes… Vazhdimi i luftës në Ukrainë është moralisht e papranueshme, politikisht e pambrojtur dhe ushtarakisht e pakuptimtë”, shtoi ai.




Comments are closed.