×
Thursday, July 25, 2024

Grupimi për PD reagon ashpër ndaj Bashës: Institucionet vendimmarrëse nuk mund të përdoren si vegla të kryetarit

May 13, 2021


Grupimi “për PD” ka reaguar ashpër ndaj kryedemokratit Lulzim Basha duke thënë se nuk mund të drejtojë cështjet për diskutim dhe të përdorë institucionet vendimmarrëse si vegla. Me anë të një statusi, bën të qartë se anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nuk janë vartës të kryetarit por të zgjedhur nga anëtarësia, ndaj rendi i ditës dhe çështjet për diskutim nuk mund të komunikohen nëpërmjet sekretarëve personal të Bashës.

Reagimi i plotë:

Institucionet kryesore vendimmarrëse të Partisë Demokratike nuk janë e nuk mund të përdoren si vegla të Kryetarit të Partisë për të diktuar e kufijëzuar ky i fundit drejtimin e debatit të brendshëm.

Rendi i ditës, temat dhe çështjet për diskutim në organet më të larta nuk mund të vendosen njëanshmërisht nga një individ i vetëm e aq më pak tu komunikohen këto vendime anëtarëve të nderuar të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nëpërmjet sekretarëve personal të Kryetarit.

Anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nuk janë vartës të kryetarit po të zgjedhur nga anëtarësia e partisë si përfaqësues të vullnetit të demokratëve dhe jo kryetarit.

Eunews.al



Comments are closed.