Grupi socialdemokrat në PE uron Ramën dhe PS për fitoren e zgjedhjeve
April 27, 2021
Grupi socialdemokrat (S&D) në Parlamentin Europian ka uruar sot Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.
“Urime miqve tanë Edi Rama dhe Partia Socialiste për fitoren e tyre të fortë në zgjedhjet e Shqipërisë”, shkruan grupimi socialdemokrat në rrjetet sociale.
Grupimi socialdemokrat shprehet se inkurajojnë tani të gjitha forcat politike të angazhohen në përpjekjet e përbashkëta në rrugën europiane, pasi populli shqiptar e meriton.
“Ne inkurajojmë tani të gjitha forcat politike të angazhohen në përpjekjet e përbashkëta në rrugën europiane. Populli shqiptar e meriton!”, thekson grupimi socialdemokrat.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments