Greqia zgjat bllokimin në kampet e migrantëve
May 22, 2020
Greqia ka zgjatur bllokimin deri më 7 qershor, si në ishuj ashtu edhe në pjesën kontinentale të saj, të vendosur më 17 mars për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në kampet e mbipopulluara të migrantëve, njoftoi Ministria greke për Emigracionin.
Deri më tani, mes 168 vdekjeve Covid-19 të regjistruara në Greqi, nuk janë raportuar vdekje tek autoritetet në kampet e migrantëve, kryesisht në ishujt e Egjeut.
Vetëm dy migrantë në ishullin e Lesbosit kanë rezultuar pozitiv në fillim të majit dhe janë karantinuar.
Më shumë se 33 000 azilkërkues jetojnë në pesë kampe të ishujt e Egjeut dhe rreth 70 000 të tjerë në strukturat e tjera në territorin grek.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments