×
Monday, November 29, 2021

Greqia shtrëngon masat/ Të pavaksinuarit s’do lejohen në bare e restorante as me test negativ

November 18, 2021

Teksa rastet e infeksionit me COVID rriten, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar sot shtrëngim të mëtejshëm të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një deklaratë për mediat, Mitsotakis bëri me dije se duke filluar nga e hëna, 22 nëntor, të gjithë personat e pavaksinuar nuk do të lejohen të futen në ambiente të mbyllura si bare, restorante, palestra, teatro etj., as me test negativ COVID.

Po ashtu ai theksoi se certifikatat e vaksinimit do të jenë me datë skadence për personat mbi 60 vjeç. Vlefshmëria e certifikatës së vaksinimit për këtë kategori do të jetë 7 muaj nga data e lëshimit. Sipas kryeministrit grek, atyre do t’u garantohet vaksinimi me dozë të tretë..

Ai theksoi se këto masa do të ndihmojnë për të kaluar Krishtlindje të qeta dhe më të mira se vitin e kaluar.

Eunews.al

Comments are closed.