×
Monday, July 15, 2024

Greqia paketë shtesë ekonomike, Mitsotakis: 800 euro për 750 mijë punëtorë

April 13, 2020


Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka prezuantuar sot një paketë shtesë ekonomike që synon bizneset dhe të papunët.
Mitsotakis shprehet se për 750 mijë punonjës që nuk mund të punojnë do të ketë një asistencë nga shteti prej 800 eurosh.Për ata që kanë dalë në asistencë do të ketë një shtyrje të saj për një periudhë të caktuar dhe jo për pak por për 200 mijë qytetarë grekë.

Po ashtu edhe 155 mijë qytetarë që prej më shumë se një viti kanë humbur punën do të ketë një kompensim 400 euro.

Ai thekson se kjo paketë ekonomike është 24 miliardë euroshe nga të cilat 14 miliardë financohen nga buxheti i shtetit grek kurse 10 miliardë nga BE. Ky do të jetë viti i recesionit të ekonomisë greke thotë Mitsotakis por 2021 për të është një rekuperim dhe ”boom” i ekonomisë greke.

Sa i përket bizneseve të cilat janë pezulluar tani prej ”Lock-Down” kjo paketë shtesë ekonomike i shtyn pagesat e tatimeve dhe kredive për një afat të dytë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments