×
Wednesday, December 8, 2021

Greqia ngjit 10 vende në Indeksin e Performancës së Ndryshimeve Klimatike 2022

November 12, 2021

Greqia është ngjitur 10 vende duke u renditur e 24-ta mes 60 vendeve në ‘Indeksin e Performancës së Ndryshimeve Klimatike 2022’ të këtij viti të publikuar nga Germanwatch, CAN International dhe Instituti NewClimate.

Indeksi vlerëson dhe krahason performancën për mbrojtjen e klimës në 60 vende dhe në Bashkimin Europian. BE-ja ka zbritur gjashtë vende në renditje që nga viti i kaluar.

Faktorët që kontribuan në renditjen e Greqisë nga vendi i 34 në të 24-ën në listë, përfshijnë – programin për heqjen e qymyrit të linjitit;  ligjin e ri për klimën i njoftuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalimit të tij në samitin e COP26 në Glasgou; Planin Kombëtar të rishikuar për Energjinë dhe Klimën, i krijuar për t’u përshtatur me objektivat më ambicioze të BE-së për emetimet për vitin 2030; programin që subvencionon blerjen e automjeteve elektrike; si dhe legjislacioni për pyjet.

Eunews.al

Comments are closed.