×
Saturday, June 19, 2021

“Greqia mbështet rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor”

May 13, 2021

Greqia ka qenë e orientuar në mënyrë të vendosur, që nga Samiti i Selanikut i vitit 2003, drejt mbështetjes së rrugës europiane të Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot presidentja e Republikës Greke, Katerina Sakellaropoulou gjatë takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, në Athinë.

Krivokapic po viziton Athinën në kuadër të Forumit VI Ekonomik të Delphit.

Sakellaropoulou theksoi se (rruga europiane – shën. i përlth.) është opsioni i vetëm në gjendje të sigurojë stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe institucione të forta demokratike në vendet e rajonit.

”Sidoqoftë, për t’u bashkuar me BE, është e nevojshme të plotësohen kriteret që zbatohen për të gjitha vendet kandidate”, theksoi ajo.

Nga ana e tij, Krivokapiç falënderoi presidentien për mbështetjen e Greqisë në rrugën europiane të Malit të Zi dhe përsëriti gatishmërinë e qeverisë së tij për të punuar për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë takimit, ata gjithashtu shkëmbyen mendime mbi një numër çështjesh me interes të përbashkët, të tilla si pandemia dhe përpjekjet për të ringjallur ekonomitë në epokën post-pandemike, si dhe potencialin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Eunews.al

Comments are closed.