×
Thursday, November 13, 2025

Greqia zgjat masat kufizuese anti COVID-19

December 7, 2020


Qeveria greke njoftoi sot zgjatjen deri më 7 janar të masave kryesore kufizuese, si mbyllja e shkollave, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Rikthimi në normalitet duhet bërë gradualisht dhe në siguri”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas në një konferencë shtypi.

Ai nënvizoi se shkollat, gjykatat, restorantet dhe sallat sportive, të argëtimit dhe stacionet e skive do të mbyllen deri më 7 janar.

“Ndalimi për lëvizje jashtë vendbanimeve do të zgjatet gjithashtu”, theksoi zëdhënësi.

Sot, dyqanet e zbukurimeve të Krishtlindjeve u rihapën, një përjashtim i parë nga rikufizimi i rreptë i  vendosur që nga 7 nëntori, i dyti në Greqi që nga ai i pranverës.

“Presioni mbi spitalet mbetet i lartë”, theksoi Stelios Petsas, duke shtuar se njoftimet mbi rihapjen e salloneve të parukerisë dhe dyqaneve të tjera do të bëhen deri në fund të javës.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments