×
Friday, February 14, 2025

Greqia drejt votimit të presidentes së parë grua

January 21, 2020


Katerina Sakellaropoulou është propozimi i kryeministrit aktual të Greqisë z.Mitsotakis për një nga postet më të rëndësishme të vendit. Nëse Sakellaropoulou do të marrë edhe mbështetjen e partive të tjera ajo do të jetë e para grua që mban këtë post në historinë e Greqisë.

Pavarësisht kësaj, zonja Sakellaropoulou ka një  kurrikulim shumë të pasur. Ajo është Presidente e Këshillit të Shtetit, gjykatës administrative më të lartë në vend dhe duket se nuk vjen nga rradhët e partisë në pushtet. Për këtë arsye ajo është shprehur se pret të marrë mbështetjen e të gjitha partive të përfaqësuara në Parlamentin grek.

Lindur në Selanik në 1956 në një familje nga provinca Xanthi në verilindje, Sakellaropoulou studioi drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas u specializua në të drejtën publike në Paris. Në mesin e viteve 1980, ajo u pranua në Këshillin e Shtetit dhe u promovua në pozicionin e Këshilltares në vitin 2000. Në tetor të 2015, ajo u emërua nënkryetare e këtij organi të rëndësishëm gjyqësor. Në tetor 2018, qeveria e udhëhequr nga Siriza e propozoi atë për zyrën e Presidentes së institucionit pikërisht për shkak të ndjeshmërisë së saj në lidhje me liritë civile, të drejtat e pakicave dhe refugjatëve.

Megjithatë gazetat lokale kur pçrshkruajne figurën e saj nuk harrojnë të përmendin edhe faktin që Katerina Sakellaropoulou është një fanse e skudrës së futbollit Aris të Selanikut.

Për t’u përzgjedhur Presidente e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou duhet të marrë në votimin e parë dhe të dytë të paktën 200 vota, në votimin e tretë 180 dhe në votimin e fundit të paktën 151 vota nga 300 deputetët e parlamentit. Duket se Sakellaropoulou do të marrë votat e nevojshme që në votimin e pare për shkak se dy parti opozitare kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë propozim.

Eunews. al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments