×
Wednesday, November 29, 2023

Greqia dhuroi 20 mijë doza vaksinash antikovid/ Rama: Solidariteti na bën më të fortë

June 14, 2021


Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohjen për Greqinë, e cila i dhuroi Shqipërisë 20 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca”.

Kryeministri ndau pamje nga mbërritja në aeroportin “Nënë Tereza”, të 20,000 dozave të vaksinës “AstraZeneca”, si gjest solidariteti i Greqisë për Shqipërinë.

“Mirënjohje qeverisë së Republikës së Greqisë. Solidariteti na bën më të fortë”, tha Rama.

Ai siguroi po ashtu se po vijon pa u ndalur zbatimi i planit kombëtar të vaksinimit, për të arritur në afat objektivin 1 milion të vaksinuar para sezonit veror.

Eunews.al



Comments are closed.