×
Friday, March 24, 2023

Greqi, stuhia “Medea” shkakton ndërprerje të energjisë dhe mbylljen e autostradave

February 15, 2021




Furnizimi me energji elektrike në ishujt Skyros, Skopelos, Alonnissos dhe Skiathos u ndërpre pas erërave të forta të stuhisë “Medea”, që shkaktuan rënien e pemëve, njoftoi Operatori grek i Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

“Ndërprerje të energjisë rezultuan edhe në periferitë veriore të Athinës, si rezultat i erës së fortë, dëborës dhe temperaturave të ulëta”, shtoi shpërndarësi.

Gjithashtu, pas një takimi për situatën, Agjencia e Mbrojtjes Civile, njoftoi se autostrada Athinë-Lamia, që u rihap sot në 13:00, do të mbyllet sërish në orën 19:00, për 24 orë, për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit që priten nesër.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments