×
Saturday, February 15, 2025

Grenell merr zyrtarisht detyrën e re nga Trumpi

February 4, 2025


Richard Grenell ka marrë zyrtarisht detyrën e emisarit për misione të posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Urdhri ekzekutiv u nënshkrua nga presidenti Donald Trump të hënën në mbrëmje, sipas kohës lokale në SHBA.

Tek e nënshkroi vendimin, Trumpi lavdëroi Grenellin për rolin që pati në vendimin për shuarjen e zjarrit në Los Angeles.

“Është njeri i mirë”, ka thënë Trumpi kur e nënshkroi vendimin.

Në administratën e shkuar të Trumpit, Grenelli ishte emisar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Nën ndërmjetësimin e tij, më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia patën nënshkruar marrëveshjen e ashtuquajtur për normalizim ekonomik. Kjo marrëveshje, që përfshiu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar plotësisht.

Një ditë më parë, Grenelli i quajti mashtrim deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se krahasuar me qeveritë paraprake, kjo aktualja e drejtuar prej tij, ka pasur marrëdhëniet më të mira me Washingtonin. Madje ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.




Comments are closed.