×
Thursday, January 22, 2026

“Gratë, Paqja dhe Siguria”, Hasani: Shqipëria e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë

July 9, 2024


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në takimin e punës mbi “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Hasani tha në një postim në rrjetet sociale se “Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë në agjendën e “Grave, Paqes dhe Sigurisë””.

Gjithashtu Hasani bëri të ditur se në takim u diskutua mbi rolin kritik të grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, luftimin e kërcënimeve terroriste, trajtimin e çështjeve mjedisore, si ndryshimet klimatike dhe ndikimin ndaj teknologjive të reja.




Comments are closed.