×
Friday, October 22, 2021

Godole kërkoi distancimin e PD nga Berisha/ Alfred Rrushaj mesazh demokratëve: Mos dilni në media pa njoftuar Zyrën e Shtypit të PD

August 31, 2021

Partia Demokratike ka zgjedhur ekipin e ri drejtues, ku kreu i saj Lulzim Basha ka zgjedhur më shumë gra për të drejtuar poste kyçe dhe sekretariate të rëndësishme të PD.

Ish-drejtori i fushatës tashmë deputet i Tiranës, Alfred Rushaj, do të jetë nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Me njëherë sapo u votua nga demokratët si sekretare për ish të Përndjekurit Politik, Jonila Godole në deklaratën e parë të bërë ka kërkuar distancimin e PD nga Berisha dhe largimin e tij nga PD.

Mirpo kjo deklaratë e sekretare ssë PD, Godole duket se ka shqetësuar kupolën drejtuese të Partisë Demokratike.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Alfred Rrushaj ka i ka dërguar një mesazh deputetëve dhe sekretarëve të zgjedhur të Partisë Demokratike, ku i kërkon atyre që të mos bëjnë asnjë dalje mediatike pa koordinuar më parë meszhin politik për temat që diskutohen.

Në mesazhin e siguruar ekskluzivisht nga Eunews.al, kreu i grupit demokrat, Alfred Rrushaj ju kërkon atyre që çdo dalje mediatike për çështje politike duhet të realizohet me njoftimin paraprak të Zyrës së Shtypit të PD

*Mesazhi i Alfred Rrushaj drejtuar deputetëve të PD-së:

Mirëmbrëma të gjithve!

Duke ju uruar shumë suksese në detyrën e rëndësishem që ju është besuar, kërkoj mirëkuptimin tuaj për të mos konfirmuar asnjë dalje mediatike pa koordinuar më parë meszhin politik për temat që diskutohen.

Gjithashtu çdo dalje mediatike për çështje politike duhet të realizohet me njoftimin paraprak të Zyrës së Shtypit të PD.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Për çdo informacion apo sqarim më shkruani/telefononi tek numri im dhe jo në këtë grup.

Gjith të mirat

Alfred Rrushaj

Eunews.al

Comments are closed.