×
Thursday, March 27, 2025

Gjyqtari i 9 i Gykatës së Lartë, Kim: Le të vijojmë të ecim përpara

July 30, 2021


Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim përshëndeti sot dekretimin e gjyqtarit më të ri të Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi.

“Gjyqtari i nëntë u caktua në Gjykatën e Lartë sot. Falënderime sërish Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës. Edhe një gjyqtar tjetër dhe Gjykata e Lartë mund të emërojë gjyqtarët e Kushtetueses. Le të vijojmë të lëvizim përpara, hap pas hapi, në mënyrë që reforma në drejtësi të japë më shumë rezultate dhe Shqipëria të qëndrojë në rrugën drejt Bashkimit Europian”, u shpreh ambasadorja Kim.

Presidentit Meta dekretoi sot me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, emërimin e Asim Vokshit si anëtari më i ri në Gjykatën e Lartë, i cili është përzgjedhur për t’u emëruar në këtë gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Eunews.al




Comments are closed.