×
Sunday, March 23, 2025

Gjykata Europiane e Drejtësisë rrëzon Gazprom për projektin e gazit ‘Rryma Veriore’

May 21, 2020


Gjykata Europiane Drejtësisë ka rrëzuar kërkesën e administratorëve të projektit rus Rryma Veriore 2, që pritet të furnizojë Europën me gazin rus.

Pala ruse është ankuar se përmbushja e detyrimeve të BE, lidhur me furnizimin e tregut të brendshëm europian në seksionin oshore – do të tjetërsojë të gjithë strukturën organizative dhe të biznesit për projektin. Për të shmangur këtë gjë, Gazprom deklaron se do të detyrohet që t’ia shesë të gjithë sasinë e gazit të transmetuar Gjermanisë, në mënyrë që të shmangë kostot e aplikimit të Direktivës europiane 2019/692 për shpërndarjen në tregun e brendshëm.

Për Gjykatën kjo është çështje që Gazprom mund ta zgjidhë përmes gjykatave nacionale të vendeve përkatëse. Rryma Veriore është një gazsjellës i kontestuar nga pala amerikane dhe ai lidh pjesën ruse në Vyborg me pjesën gjermane në Lubmin.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments