Gjykata e Tiranës dënon me 17 vite burg Francesco Becchetti-n
February 23, 2022
Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti, i cili akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.
Becchetti u akuzua për 4 vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.