×
Tuesday, November 12, 2024

Gjukanoviç fiton zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, por humb maxhorancën

August 31, 2020


Në Malin e Zi, Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) e presidentit Milo Gjukanovic, në pushtet për gati 30 vjet, fitoi ngushtë zgjedhjet parlamentare të djeshme por mund të humbasë shumicën në parlament nëse tre forcat kryesore të opozitës do të bashkojnë forcat.

Sipas rezultateve zyrtare të publikuara sot nga Komisioni Zgjedhor pas numërimit të 98,5% të votave, PDS fitoi 35,12% të votave (30 vende), nga 32,52% (27 vende) të fituara nga Partia për të Ardhmen e Malit të Zi, karteli kryesor i opozitës.

Dy formacionet e tjera të opozitës, që kanë marrë respektivisht 12,55% (10) dhe 5,57% (4).

Përqindjet e pakicave i përkasin socialdemokratëve (4,09%), partisë boshnjake (3,81%) dhe formacioneve të pakicave shqiptare dhe kroate.

Nëse tre forcat kryesore të opozitës bashkohen, megjithëse të dobëta, do të kishin 41 deputetë, një shumicë e ngushtë në parlamentin malazes me 81 vende.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments