×
Saturday, April 19, 2025

Gjermania po shqyrton sistem të ri të mbrojtjes raketore

March 28, 2022


Kancelari gjerman Olaf Scholz konfirmoi të dielën se qeveria e tij po shqyrtonte ngritjen e një mburoje antiraketë për të gjithë territorin gjerman.

Sistemi i mbrojtjes raketore do të bazohet në modelin izraelit.

Çfarë tha Scholzi?

“[Një mburojë raketore] është sigurisht një nga gjërat që po diskutojmë, për arsye me vend,” i tha Scholz-i transmetuesit ARD.

“Ne të gjithë duhet të përgatitemi për faktin se kemi një fqinj që aktualisht është i gatshëm të përdorë forcën për të çuar përpara interesat e tyre.”

Olaf Scholz nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme mbi këtë plan të mundshëm, duke shtuar se ai nuk ishte përfundimtar.

Scholz-i foli për një sistem të mundshëm raketor gjatë një interviste në emisionin e njohur “Anne Will”.

Menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, Scholz-i njoftoi krijimin e një fondi special prej 100 miliardë eurosh për të forcuar ushtrinë gjermane.

Sipas gazetës gjermane Bild, kancelari gjermane e ka diskutuar të mërkurën përdorimin e fondit me Inspektorin e Përgjithshëm të Bundeswehr-it Eberhard Zorn dhe ministren e Mbrojtjes Christine Lambrecht.

Çfarë dihet për modelin izraelit?

Gazeta gjermane Bild am Sonntag raportoi më parë se Gjermania po konsideronte blerjen e një sistemi izraelit Arrow 3. Sistemi do të kushtonte 2 miliardë euro (2.2 miliardë dollarë), sipas gazetës.

Sistemi Arrow është i aftë të shkatërrojë raketa balistike me rreze të gjatë dhe mund të operojë në lartësi aq të larta sa stratosfera.

Sistemi izraelit Arrow nuk duhet të ngatërrohet me Iron Dome, i cili shkatërron raketat me rreze të shkurtër fluturimi. Bundeswehr-i gjerman tashmë ka një sistem Patriot të aftë për të kapur raketa me rreze të shkurtër veprimi./ DW

Eunews.al




Comments are closed.