×
Sunday, December 1, 2024

Gjermania paralajmëron për rritje “eksponenciale” të rasteve me COVID-19

March 19, 2021


Numri i rasteve të infektimit me koronavirus është duke u rritur në mënyrë “eksponenciale” në Gjermani, kanë paralajmëruar zyrtarët, teksa i gjithë kontinenti i Evropës përballet me valë të tretë të infektimit.

Instituti Robert Koch, që merret me çështje të shëndetit publik në Gjermani ka thënë se variantet që përhapen lehtësisht, mund të shtyjnë shtetin drejt një izolimi të ri.

Franca, Polonia dhe shtete tjera janë duke rikthyer masat e izolimit.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka thënë se Evropa ka mungesë të vaksinave, që i duhen domosdo për të zvogëluar numrin e të infektuarve.

“Neve na duhet të jemi të sinqertë për situatën – në Evropë nuk kemi mjaftueshëm vaksina për të ndalur valën e tretë vetëm përmes vaksinimit”, u ka thënë ai të premten gazetarëve.

Rritja e numrit të të infektuarve në Gjermani është thënë të jetë nxitur nga shpërthimet e koronavirusit në mesin e të rinjve.

Spahn ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve mund të nënkuptojë që masat kufizuese, që sapo kanë nisur të lehtësohen, të rikthehen prapë.

“Numrat janë duke u rritur, llojet e mutacioneve janë të mëdha dhe kemi disa javë sfiduese para vetes”, ka thënë ai.

Ministrat janë duke u shqetësuar për pushimet për Pashkët.

Ata janë duke u bërë thirrje njerëzve që të mos udhëtojnë dhe të kufizojnë organizimet me familje.

Deri më tani, vetëm 8 për qind e popullsisë gjermane ka pranuar dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, ndonëse Qeveria ka rinisur të premten të përdorë dozat e vaksinës së kompanisë AstraZenenca, pas pezullimit për shkak të efekteve të mundshme anësore./ RAL

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments