×
Tuesday, October 3, 2023

Gjermania kundër Trump: Investimi më i mirë është forcimi i OBSH-së

April 15, 2020



Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për ndërprerjen e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe ka theksuar se forcimi i OBSH-së është investimi më i mirë në luftën kundër koronavirusit të ri.

Në një deklaratë për agjencisë gjermane DPA, ministri Maas theksoi se virusi nuk ka kufij dhe se akuzat e ndërsjella nuk janë të dobishme.

”Në arenën ndërkombëtare është e nevojshme të luftohet së bashku kundër COVID-19”, theksoi Maas duke shtuar se “për zhvillimin dhe shpërndarjen e testeve dhe vaksinave, një nga investimet më të mira në luftën kundër pandemisë është forcimi i Kombeve të Bashkuara kryesisht i OBSH-së e cila ka financime të pa mjaftueshme”.

Në një deklaratë të bërë dje, Trump duke pretenduar se OBSH punon për Kinën dhe se është treguar neglizhente në çështjen e pandemisë, njoftoi ndërprerjen e fondeve që SHBA-ja siguron për organizatën.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments