×
Tuesday, December 6, 2022

Gjermania kthen sytë nga Gjiri Persik, Scholz kërkon partnerë të rinj energjie!

September 24, 2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz, viziton për herë të parë zyrtarisht tre vende të Gjirit të pasura me naftë dhe gaz, i shoqëruar nga një delegacion i madh krerësh të industrisë.

Scholz nis sot një vizitë dy ditore në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Të treja këto vende janë eksportuese shumë të rëndësishme të naftës dhe gazit. Qeveria gjermane shpreson që gjatë vizitës të nënshkruhen kontrata konkrete në bashkëpunimi, pohuan qarqe qeveritare në Berlin.

Vizita e Scholzit në tre shtetet gadishullit arabik do të kërkojë shumë ndjeshmëri diplomatike, për shkak se mes Gjermanisë dhe këtyre vendeve ka mospërputhje të mëdha për të drejtat e njeriut. “Kancelari do të takojë partnerë të vështirë gjatë këtij udhëtimi,” u bë e ditur nga zyra e tij në prag të nisjes.

Një nga bashkëbiseduesit më të vështirë konsiderohet Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed Bin Salman. 36-vjeçari është kreu de facto i monarkisë arabe. Sipas shërbimit inteligjent amerikan, ai lejoi vrasjen e bujshme te gazetarit të “Washington Post” Jamal Khashoggi nëntorin e vitit 2018 në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Princi i kurorës e ka përgënjeshtruar këtë lajm, megjithatë vrasja e gazetarit coi asokohe çoi në një izolim ndërkombëtar të monarkisë, e për rrjedhojë pati edhe një krizë të fortë të marrëdhënieve gjermano-saudite. Por që nga fillimi i Luftës së Rusisë në Ukrainë krerët e shteteve perëndimore filluan ta thyejnë akullin dhe të afrohen me Arabinë Saudite. Scholz do të vazhdojë të dielën udhëtimin në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.



Comments are closed.