×
Monday, August 15, 2022

Gjermania kërkon që faqet e mediave sociale të raportojnë gjuhën e urrejtjes

February 19, 2020

Kabineti i Qeverisë së Gjermanisë ka aprovuar një projekt-ligj që do të kërkojë nga faqet e mediave sociale si Facebook dhe YouTube të raportojnë në polici gjuhën e urrejtjes.

Sipas projekt-ligjit të miratuar nga ministrat, kompanitë e internetit do të duhet të targetojnë propagandën e ekstremit të djathtë, portretizimet grafike të dhunës, kërcënimit të vrasjeve ose përdhunimeve, postime që tregojnë se dikush po përgatit një sulm terrorist ose shpërndan imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve.

Tashmë, faqeve të mediave sociale u kërkohet të fshijnë postimet e tilla.

Masat, të cilat duhet të miratohen nga parlamenti, po ashtu do të shohin përkufizimin e gjuhën kriminale të urrejtjes penale, përfshirë kërcënimet e përdhunimit ose dëmtimit të pasurisë dhe shprehjet e miratimit për krime të rënda.

Krimet e motivuara nga antisemitizmi gjithashtu do të rezultojnë me dënime në rritje.

Në masa të mëtejshme, autoritetet do ta bëjnë më të lehtë për politikanët, vullnetarët dhe gazetarët të parandalojnë të tjerët që të marrin adresat e tyre të shtëpive nga regjistrat publik.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments