×
Sunday, September 26, 2021

Gjermania, fund testeve falas për COVID-19! Masa shtesë për të pavaksinuarit

August 10, 2021

Në përpjekje për të shtuar numrin e të vaksinuarve kundër COVID-19 , Gjermania pritet që t’u japë fund në masë të madhe testeve falas nga tetori. Me këtë mendohet të rritet presioni ndaj të pavaksinuarve. Drafti parashikon që në asnjë moment që qeveria të mos mbulojë shpenzimet për testet. Për të gjithë ndërkohë ka një ofertë vaksinimi.

Prandaj federata do t’i japë fund testeve të shpejtë për Coronën, edhe pse ende një datë fikse nuk është përcaktuar ende. Testet do të ofrohen ende falas për ata që nuk mund të vaksinohen ose për të cilët nuk mund të jepet një rekomandim i vaksinimit.

Në anën tjetër, njëjtë si në vendet fqinje pritet që të shtohen masat për të pavaksinuarit. Që në gusht do të zbatohet rregulli i treshes – që do të thotë, se lejohet qasja në jetën shoqërore për të vaksinuarit, të testuarit negativisht apo të shëruarit dhe kush nuk është i vaksinuar apo shëruar së fundmi nga COVID-19 do të hyjë në spitale, qendra kujdesi për të moshuarit, meshë fetare, palestra sportive, hotele, gastronominë brenda vetëm nëse posedon një test negativ.

Një test i shpejtë antigjen nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë, një test PCR jo më i vjetër se 48 orë. Në Gjermani është rritur lehtë incidenca shtatë ditore në infektimet e reja në 23,5. Sipas Institutit Robert Koch brenda 24 orësh të martën (10.08) janë shënuar 2480 infektime të reja si edhe 19 raste vde kjesh në lidhje me virusin. Para një jave incidenca ishte 17,9.

Eunews.al

Comments are closed.