×
Sunday, September 8, 2024

Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës 1.000 raketa antitank dhe 500 raketa Stinger

February 26, 2022


Gjermania ka vendosur t’i dërgojë Ukrainës 1.000 raketa antitank dhe 500 raketa Stinger nga stoqet e ushtrisë gjermane.

Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit, në një deklaratë me shkrim njoftoi se qeveria gjermane ka vendosur sot të dërgojë 1.000 raketa antitank dhe 500 raketa Stinger nga stoqet e ushtrisë gjermane për të mbështetur Forcat e Armatosura të Ukrainës. “Armët do t’i dorëzohen Ukrainës në kohën më të shpejtë”, shtoi Hebestreit.

Kryeministri Olaf Scholz, vlerësimi i të cilit është përfshirë në deklaratë, ka vënë në dukje se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është një pikë kthese. Ai ka ndarë mendimin e tij se “Kjo kërcënon rendin tonë të pasluftës. Në këtë situatë është detyrë që të mbështesim me sa mundemi që Ukraina të mbrojë veten e saj kundër ushtrisë pushtuese të Vladimir Putinit (presidenti i Rusisë). Gjermania është pranë Ukrainës”.

Dërgimi i armëve nga qeveria në Ukrainë, nënkupton ndryshimin e politikave në politikën e vendit. Gjermania refuzonte dërgimin e armëve në rajonet e luftës dhe krizës.



Comments are closed.