×
Monday, December 9, 2024

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni

November 29, 2024


Gjermania ka ofruar ridislokim të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në vendin anëtarë të NATO-s, Poloni, në nisje të fillimit të vitit të ardhshëm, njoftoi të enjten ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë.

Në deklaratë thuhej se këto njësi mund të vendosen deri në gjashtë muaj.

“Me ketë masë ne mund të mbrojmë një qendër logjistike në Poloni që ka rëndësi të madhe për dërgimin e pajisjeve në Ukrainë”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius.

Homologu i tij polak Ëladyslaë Kosiniak-Kamysz tha përmes një postimi në rrjetin X se Varshava e mirëpret vendimin.

Gjermania dislokoi 300 trupa dhe tre sisteme Patriot në Poloni, nga fillimi i janarit deri në nëntor të 2023.

Baza e tyre ishte në qytetin Zamosc, rreth 50 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Ndërkohë, të premten kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas President Volodymyr Zelenskiy, të cilin, siç tha e siguroi se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Kjo ishte biseda e tyre e parë zyrtare që kurse zoti Scholz bisedoi me Presidentin rus Vladimir Putin, më herët gjatë këtij muaji.

“Rashë dakord me (Presidentin Zelenskyi që të qëndrojmë në kontakt, nën dritën e rrugëve të mundshme për paqe të drejtë”, shkroi kancelari gjerman në rrjetin X, të premten.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se biseda kishte qenë “konstruktive” dhe se Prisdenti Zelenskiy e kishte falenderuar qeverinë gjermane për ndihmën ushtarake, veçanërisht atë për mbrojtjen ajrore.

Në Ukrainë, një ditë pas sulmeve masive ruse ndaj infrastrukturës energjitike, ekipet po punojnë për riparimin e dëmeve. Më shumë se 1 milionë banorë mbetën pa energji si pasojë e goditjeve me drone dhe raketa nga Rusia ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës .

Ndërkohë, ministri rus i Mbrojtjes Andrei Belousov po qëndron në Korenë e Veriut për bisedime me udhëheqës polItikë dhe ushtarakë. Ministria ruse nuk dha informacion se me kë do të takohej zotit Belousov apo qëllimin e bisedimeve. Media shtetërore koreano-veriore nuk konfirmoi vizitën.

Vizita vjen disa ditë pas Presidenti i Koresë së Jugut President Yoon Suk Yeol u takua me një delegacion ukrainas të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov. Ai bëri thirrje që dy vendet të planifikojnë masa në përgjigje të dislokimit të mijëra trupave koreno-veriore në Rusi, në mbështetje të luftës së Rusisë në Ukrainë./VOA




Comments are closed.